Komisionerët e KZAZ-së debate për fletët e votimit në njësinë 8

Debate në KZAZ-në 52, në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet. RTV “Ora News” ka transmetuar live debatin mes komisionerëve të kësaj KZAZ-je në lidhje me 4 fletë votimi që sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të pavlefshme.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për 4 fletë votimi që i përkasin kandidatit të “aleancës përtë ardhemn” Edi Ramapor që sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të pavlefshme.
Në një prononcim për “Ora News” deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka deklaruar se kontestimi i komisionerëve demokratë ka të bëjë me vulat që ndodhen prapa fletëve të votimit.