E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS-ja la në baltë Sokol çomon

Partia Socialiste duke braktisur seancën plenare ka lënë në baltë edhe Sokol çomon. Kështu është shprehur LSI-ja në një deklaratë për shtyp për rrëzimin e kandidaturës së Sokol çomos për në Gjykatën e Lartë nga Kuvendi.

"Nëse do të ishin të pranishëm në votim deputetët e PS dhe nëse do ta votonin kandidaturën e Sokol çomos, ai do të zgjidhej anëtare i Gjykatës së Lartë. 64 deputetë të PD votuan kundës Sokol çomos. Atij i munguan 65 votat e deputetëve socialistë. 4 deputetët e LSsë votuan pro Sokol çomos. LSI voton në respekt të zgjedhjes së bërë nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi" përfundon deklarata e LSI-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›