Vendime te qeverise
08/07/2010 Shqipëri-Serbi
Bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe trafiqeve
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë do të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale. Ekzekutivi shqiptar ka miratuar në mbledhjen e djeshme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendit tonë dhe Serbisë për bashkëpunim në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe terrorizmit ndërkombëtar. Drafti ligjor, pas mbështetjes që mori nga trupa ministrore, do të kalojë për diskutim dhe miratim në Parlament. Projektligji vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u ripërtërirë, pas ndarjeve të mëdha nisur nga pozicionet që dy vendet kanë në raport me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Raportet mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar janë duke u përmirësuar, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimet tregtare, por edhe lëvizjen e njerëzve. Qeveria shqiptare pak javë më parë vendosi të heqë vizat për qytetarët serbë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Ky vendim duket se pati efekt edhe në Serbi. Ambasadori serb në Tiranë, ka bërë me dije gjatë një takimi në Shkodër ditë më parë se edhe Serbia po përgatitet të miratojë vendimin për heqjen e vizave me Shqipërinë.
Fondi i ekselencës
100 milionë lekë për studentët e shkëlqyer
Ekzekutivi ka krijuar një fond të veçantë prej 100 milionë lekësh në vit, që do të ketë si destinacion mbështetjen financiare të studentëve dhe shkencëtarëve të rinj, të cilët kanë rezultate të shkëlqyera. Sipas vendimit të miratuar, fondi që do të përdoret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për bursa të posaçme për studentë që bëjnë studimet e doktoratës jashtë shtetit, bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, bursa të posaçme për shkencëtarë të rinj, që bëjnë studimet e postdoktoratës jashtë shtetit, çmime/shpërblime për studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, si dhe çmime/shpërblime dhe mbështetje financiare për botime shkencore, me nivel të lartë shkencor, të vlerësuara edhe jashtë vendit. Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht, ndër të tjerë, e kanë studentët që ndjekin studimet e doktoratës jashtë shtetit, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve, kur kanë rezultate të larta, pranojnë të punojnë së paku 3 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të doktoratës apo postdoktoratës jashtë shtetit, nuk janë njëkohësisht përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të ardhura personale mbi 200 mijë lekë në muaj.
Sezoni i gjuetisë
Përcaktohet periudha kur mund të ushtrohet
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar përmes një vendimi sezonin kur do të ushtrohet gjuetia. Në vendimin e miratuar dje, theksohet se sezoni i gjuetisë, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, hapet më 1 tetor dhe mbyllet më 15 shkurt. Ndërkohë, vetëm për llojet shkurtë (coturnix coturnix) dhe turtull (streptopelia turtur), sezoni hapet më 15 gusht, ndërsa për llojin rosë marsatore (anas querquedula), sezoni mbyllet më 15 mars. Vendimi i ekzekutivit duket se do të ketë një tjetër impakt në sektorin e turizmit në Shqipëri, pasi prej vitesh vendi vizitohet edhe nga të huaj, që janë të pasionuar pas gjuetisë. Qeveria shqiptare ka përcaktuar turizmin si një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit. Në opinionin e ekspertëve zhvillimi i turizmit duhet të jetë i një spektri shumë më të gjerë se ai i turizmit të plazhit, duke përfshirë edhe sezonin e gjuetisë. Në një tjetër vendim, Qeveria ka miratuar një listë, ku përfshihen llojet e të faunës së egër, të cilat do të jenë objekt gjuetie gjatë sezoneve të përcaktuara më lart. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe drejtoritë përkatëse të Shërbimit Pyjor për zbatimin e vendimeve.