E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI PS sinjal pozitiv ti drejtohet Komisionit te Venecias

TIRANE- LSI e konsideron pozitiv qendrimin e PS-se per te vene ne levizje Komisionin e Venecias per fletet e votimit artikuluar nje dite me pare nga kreu i grupit parlamentar te socialisteve Gramoz Ruci. Sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha sot ne nje prononcim per shtyp se nje qendrim i tille eshte i vonuar por vlen per tu pershendetur pasi heq pengesat per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit .

Natyrisht do te ishte me mire qe PS ti ishte drejtuar prej kohesh Komisionit te Venecias dhe Gjykates Kushtetuese qe ne te mos ishim sot mbas tete muajsh ne kete realitet tha Luan Rama duke pohuar gjithashtu se anjehere nuk eshte vone per te hedhur hapat e duhur e pozitive dhe per te tejkaluar pozicionet per integrimin europian te Shqiperise.

Rama nenvizoi se LSI vazhdon te mbete e angazhuar dhe e motivuar qe te bashkepunoje me te gjithe aktoret politike ne kerkesen e saj per domosdoshmerine e reformes zgjedhore vecanerisht dhe per perfshirjen apo integrimit edhe te PS-se ne keto reforma per permbushjen e detyrimeve qe e vendosin Shqiperine ne vendin e saj te vlerave ne familjen europiane.
Por nisur nga koha ne dispozicion deri ne zgjedhjet lokale Luan Rama tha se koha nuk pret afatet kushtetuese shpallja e zgjedhjeve dhe detyrimi per te permbushur apo per te plotesuar ndryshime ne perputhje me kushtetuten e bejne te domosdoshem angazhimin konkret.

Lidhur me ceshtjen e djegies ose jo te fleteve te votimit perfaqesuesi i LSI-se tha se nuk kemi asgje kunder ndaj pretendimeve per te cilat eshte rene dakord dhe as kunder nese Komisioni i Venecias shprehet pro cdo pjese qe ka artikuluar PS-ja.
Luan Rama u shpreh se nuk ka asnje pretekst qe mund ta pengoje fillimin nga puna te komisionit hetimor parlamentar per ceshtjet qe eshte rene dakord paraprakisht derisa Komisioni i Venecias te jape vendimin.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›