E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtari grek ne Tirane per Himaren e paktin e ujrave

TIRANE- Incidenti i Himares dhe marreveshja detare kane qene tema kryesore e bisedes qe Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise Yannis-Alexios Zepos zhvillon ne takimet zyrtare me kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe ministrin e jashtem te sapoemeruar Edmond Haxhinasto.

Zyrtari i larte grek i beri prezent Kryeministrit shqetesimin qe ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste. Nderkaq kryeministri Berisha e konsideroi ngjarjen nje akt barbar dhe rikonfirmoi qendrimin e qeverise shqiptare per arritjen e standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve informon njoftimi per shtyp i zyres se shtypit prane kryeministrise.
Kryeministri theksoi se akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare ruajne ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi.

Te njejtin shqetesim sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise ka ndare edhe ne takimin me minsitrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Shefi i diplomacise shqiptare i komunikoi zyrtarit grek qendrimin e prere kunder cdo retorike nacionaliste.

Tjeter shqetesim i zotit Yannis-Alexios Zepos ka qene dhe marreveshja per ujrat territoriale.

Ai nenvizoi se marreveshja ka qene shume e mire dhe rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte. Sipas njoftimit per shtyp te zyres se kryeministrise te dy palet gjate bisedimeve kane rikonfirmuar angazhimin e dy qeverive dhe vendeve per te konsoliduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit me te mire te te dy vendeve e popujve miq si dhe vazhdimin e mbeshtetjes te qeverise greke dhe vendit fqinj per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Ne takim u vleresua gjithashtu axhenda e Selanikut si platforma me e shkelqyer e solide per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per ti percjelle edhe nje here Kryeministrit Papandreu mirenjohjen per iniciativen e tij per pershpejtimin e procesit te integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor duke percaktuar vitin 2014 si vit perfundimtar i ketij procesi.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›