LSI: PS të lexojë me përgjegjshmëri rezolutën e PE-së
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi se kjo kjo është një domosdoshmëri për realizimin dhe përmbushjen e disa detyrimeve që lidhen me zhvillimet apo ecurinë e mëtejshme në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian
Rama i bëri thirrje aktorëve politikë, veçanërisht PS-së, që të jetë pjesë e angazhimeve për zbatimin e kësaj rezolute. "Në rezolutë janë të shprehura qartë dhe pa ekuivoke, detyrat që duhet të përmbushen me qëllim që vendi të mos jetë peng i trilleve politike që mbështeten mbi interesa që nuk kanë të bëjnë me interesat e vendit", theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Rama tha se, mënyra sesi është shfaqur lidershipi i PS-së dëshmon se e ka lexuar së prapthi rezolutën dhe kërkon të përligjë dështimin e aksionit politik, mbi atë që të gjithë e njohin si transparenca e zgjedhjeve.
Sipas tij, transparenca nuk bëhet nga konferencat e shtypit, por me projekte, ndryshimet konkrete në Kodin Zgjedhor, në ligjin konkret që e bën të mundur dhe e vendos edhe këtë standard evropian mbi baza ligjore dhe jo mbi bazat e aksionit politik.
Në emër të LSI-së, Luan Rama ftoi të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë, veçanërisht ata parlamentarë, të japin kontribute pozitive dhe të dëshmojnë realisht se janë në rrjedhën e zhvillimeve evropiane të vendit dhe që duan të jenë pjesë e këtij kontributi që lidhen me këto interesa madhore.
Duke nënvizuar domosdoshmërinë e realizimit të reformës zgjedhore nëpërmjet kontributeve dhe angazhimeve serioze, mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR, Rama deklaroi se "LSI është e gatshme dhe ka gati projekt-draftet e saj, të cilat mund të jenë objekt i tryezës së reformës zgjedhore".