E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 5 të vdekur nga virusi i Nilit

Në Greqi ky virus ka shkaktuar të paktën nëntë viktima si dhe ka infektuar rreth 100 të tjerë. Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se pesë nga 16 pacientët e shtruar në spitalin shtetëror të Manisës kanë humbur jetën. Pacientët janë diagnostikuar me temperaturë të lartë, gjendje të ndryshueshme të ndërgjegjes dhe mpiksje të gjakut, simptoma të ngjashme me ato të virusit të Nilit.

I njëjti burim njoftoi se 10 ditë më parë u ngrit një komision i posaçëm ekspertësh për të nxjerrë në dritë nëse vdekjet e pacientëve u shkaktuan për shkak të virusit të Nilit. Por autoritetet shëndetësore turke kanë përjashtuar kategorikisht mundësinë e një epidemie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›