LSI, Petrit Vasili: S’është koha të flitet për aleancat elektorale – të përmbushim detyrimet ndaj qytetarëve
Koalicioni qeverisës PD-LSI, i suksesshëm, do respektojmë marrëveshjen
“Nuk është koha për të krijuar fronte politike me koalicionet zgjedhore , por është koha për të parashtruar alternativa për qytetarët”. Kështu u shpreh sot nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, duke iu përgjigjur thirrjeve të Edi Ramës për një koalicion me bazë të gjërë, duke përfshirë edhe LSI-në. Vasili theksoi se, nëse në 2009 kreu i PS, Edi Rama, e shihte veten të fortë për t’i fituar zgjedhjet, tashmë ai po përpiqet të mbledhë sa më shumë parti rreth vetes.
Sa i pëkret koalicionit me PD, Vasili thotë se ai ka funksionuar më së miri dhe do të vijojë deri ditën kur është nënshkruar marrëveshja mes dy forcave politike. Vasili përjashton opsionin e prishjes së kësaj marrëveshje deri në zgjedhjet e ardhshme.
Një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shefi i qeverisë tha se koalicioni PD-LSI ka funksionuar më së miri duke bërë të mundur realizimin e reformave të kërkuara , ndërsa i cilësoi premtimet e mbajtura si një garanci për fitoren e një mandati të tretë qeverisës.