Baluket e Topit dhe xheli i Spahiut, shpresa e Edi Ramës në zgjedhje

Për sa kohë që pjesë e programit të partisë së Bamir Topit apo Kreshnik Spahiut është vetëm “antiberishizmi” i tyre, kjo mbetet edhe si pika e përbashkët (e kontaktit) me PS-në e Edi Ramës. Ndaj edhe Edi Rama nuk ngurroi dy net më parë të artikulonte në mënyrë të përsëritur ftesën për përfshirjen e Topit e Spahiut në “koalicionin e gjerë si nevojë historike”. Jo vetëm kaq, por Eid Rama shkoi edhe më tej kur filloi fushatën në emër të Topit e Spahiut për të “thithur” votat e të gënjyerve të elektoratit të djathtë.
Varja e shpresave të Edi Ramës te “antiberishizmi” i Topit e Spahiut, është “futja vetes”. Këtë e ka kuptuar ndaj edhe në “përzgjedhjen” e tij ka shtuar si “kriter” edhe “vlerën” e Topit e Spahiut për sa i përket performancës së tyre të jashtme..., saktësisht “look”-ut të tyre, si bie fjala flokët. Me baluket e tij Bamir Topi apo me xhelin e pa kursyer Kreshnik Spahiu, kanë më shumë gjasa të shtojnë ca vota më shumë në koshin e “koalicionit të gjerë si nevojë historike”, se sa me “antiberishizmin” e tyre... edhe kur ju duhet të përkujdesen për këstin e dytë të trafikantit Skënder Tufa apo “pijedashësit” Gjergj Ndreca. Ndaj edhe Edi Rama po përgatitet ti fusë në koshin e tij, jo aq Bamir Topin se sa baluket e tij, sikurse jo aq Kreshnik Saphiun, se sa xhelin e tij.