E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Rama njeriu simbol i taksave të larta. Përfaqësuesit e PD: Propaganda e PS për heqjen e taksave, bllof i radhës

10-11-2012 / Gazeta 55

Bashkëbisedim i përfaqësuesve të Partisë Demokratike znj. Eneida Guria dhe z. Indrit Fortuzi, me bizneset, në hyrje të Rrugës së “Don Boskos”

Drejtuesit e biznesit të vogël e kanë quajtur thjeshtë dhe vetëm elektoral premtimin e radhës të zotit Rama, për heqjen e taksave. Ata madje theksojnë se zoti Rama e kishte mundësinë të jepte vizionin e tij për taksat për 11 vjet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Sikurse shprehen përfaqësuesit e biznesit, emri i Edi Ramës, është i lidhur ngushtësisht me rritje taksash. “Unë jam shumë i kënaqur me uljen e taksave, natyrisht çdo ulje është e mirëpritur. Sa i përket premtimit të Ramës, ai e kishte mundësinë, pse nuk i hoqi për 11 vjet...Për mendimin tim këto janë mashtrime...”- u shpreh një nga biznesmenët.
Ata kanë kërkuar më shumë angazhim për reduktimin e informalitetit dhe konkurrencës se pandershme.
Zonja Guria theksoi, se bizneset janë koshiente që taksat të paktën këtë vit dhe marrëdhëniet me administratën e Bashkisë së Tiranës janë të kënaqshme dhe janë pothuajse përgjysmuar në krahasim me vitet e mëparshme. “Na vjen mirë që edhe bizneset të cilët e ndjejnë nivelin e taksave drejtpërdrejtë, për tej teorive ekonomike, ndajnë po ashtu të njëjtin mendim me ne, që një taksë zero e para nuk ka sens dhe e dyta nuk ka shtet që funksionon pa taksa fare. Ne do  vazhdojmë të bashkëbisedojmë me biznesin, do vazhdojmë t’i përcjellim pushtetit vendor, por edhe qendror, shqetësimet që ata kanë. Sepse jemi koshiente që ka nevojë për  përmirësime. Gjithmonë ka nevojë për t’i dhënë frymëmarrje biznesit dhe për këtë arsye na vjen mirë që nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës deri tani janë të mirëpritura, por që ata janë të hapur për të bashkëbiseduar dhe për të përmirësuar punën e kësaj bashkie, apo vet qeverisë qendrore në vijim”- u shpreh zonja Guria
Ndërsa Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9 z. Indrit Fortuzi, i ka cilësuar premtimet e radhës boshe që jep Edi Rama, në lidhje me heqjen e taksës se biznesit të vogël.
“E kanë kuptuar që premtimet boshe të kryetarit të opozitë, janë premtime të cilat nuk janë mbajtur gjatë kohës që ai ka qenë në Bashkinë e Tiranës dhe janë premtime boshe. Më vjen mirë që banorët dhe bizneset janë koshiente për pagimin e një takse. Kuptohet që ka probleme në pika të ndryshme, por janë të kënaqur të paktën me punën dhe masat që po merren nga Bashkia e Tiranës”- tha ndër të tjera Fortuzi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›