Romeo e Zhuljeta ne skenen me prestigjioze te Athines

Në skenën më prestigjioze të Athinës, në Megaro Musikis, duartokitjet kanë vazhduar për minuta të tëra. Shenjë e padiskutueshme kjo, e suksesit të baletit Romeo e Zhuljeta, Premiera pati mjaft risi. Gjysma e trupës së Skenës Lirike Greke, që performoi në këtë shfaqje qenë artistë shqiptarë. Pjesa u vleresua me superlativa nga media greke, e shkruar dhe vizive.
Shfaqja, e realizuar nga baletmaestri italian Renato Xanela, kishte një konceptim krejt modern. Ngjarjet kishin avancuar më shumë se pesë shekuj, duke u vendosur në Venecian e sotme, ku Kapuletët dhe Montegët tashmë përfaqësonin dy kampe me bindje të kundërta politike. Dhe zgjedhja e Xanelës, për ta përfunduar shfaqjen jo sipas variantit origjinal shekspirian, mendojmë se ishte një mesazh që vlente jo vetëm për Italinë e Greqinë, por edhe më gjerë. Romeo ne skene u jetesua nga Danilo Zeka.
Tre nga rolet më domethënës, ai i Romeos dhe dy shokëve të tij të ngushtë, Merkutios e Bevolios, interpretohen nga artistë shqiptarë, të cilët po ashtu janë miq të ngushtë edhe në jetë. Danilo Zeka thotë se kjo nuk ishte një rastësi.
I të njëjtit mendim është edhe Altin Koruti, ose Merkutios, që sqaron se kjo ishte një dëshirë e baletmaestrit Xanela:
Para një publiku që është pjesë e një opinioni me qëndrime jo dhe aq miqësore ndaj emigrantëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, artistët shqiptarë janë, në fakt, ambasadorë të vërtetë të vlerave më të mira që mbart e rrezaton fqinji veriperëndimor i grekëve.
Ashtu si Altin Koruti, edhe Blendi Latifi është ndër balerinët e parë që u aktivizuan në skenën e operas kombëtare greke.
Danilo Zeka thotë se, pavarësisht paragjykimeve që ndeshën në fillim, rruga e një artisti mbetet e hapur.
Në mirëpritjen që iu rezervua në Greqi artistëve shqiptarë, duket ka luajtur rol fakti që thekson Altin Koruti, se belrinët fqinj i sollën skenës së këtushme një frymë krejt të re, duke e ngritur shumë lart nivelin e baletit grek.
Pas suksesit me Romeo e Zhuljeta, muajin e ardhshëm balerinët shqiptarë të operas së Athinës do të performojnë në skenën e zemrës së tyre, në Tiranë, të ftuar nga Teatri i Operas dhe Baletit.