E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Rama Buxheti 2011 tregues stabiliteti ekonomik

Levizja Socialiste per Integrim pershendet miratimin e buxhetit per vitin 2011. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama e ka cilesuar ate si tregues te stabilitetit ekonomik te vendit. Buxheti i shtetit per vitin 2011 shpreh me se miri stabilitetin ekonomik do te thosha ne menyre te vecante dhe treguesit qe ai ka deshmojne qe ndryshe nga cfare po ndodh pergjithesisht ne zhvillimet ekonomike rajonale apo globale stabiliteti ekonomik i vendit tone dhe treguesit gjithnje e ne rritje shprehin me se miri drejtesine dhe faktin qe politikat qeverisese kane qene te atilla qe vijne ne perputhje me interesat e vendit me interesat e qytetareve dhe me aspiratat e tyre per te ecur me tej per te guxuar per te shkuar me me vendosmeri drejt treguesve dhe me te larte qe percakton ky buxhet - tha ai. Sipas Rames produkti i ketij buxheti do te jete pa dyshim produkti i veprave te medha dhe i realizimeve te medha. Ai kritikoi qendrimin e opozites duke pohuar se ajo duhet ta shihte me realizem kete projekt dhe jo thjesht te kundershtonte pa dhene alternative. Gjithsesi tashme jemi perballe faktit qe buxheti eshte votuar nga Kuvendi dhe ajo cfare duhet te bejne te gjithe qytetaret eshte te kontribuojne si deri me sot ne stabilitetin politik dhe ekonomik te vendit dhe ceshte me e rendesishmja te gjithe se bashku te punojme per ti cuar me tej keta tregues per te bere te mundur realizimin e ketij buxheti sepse ne thelb ai do te shenoje rritje dhe tregues edhe me pozitive ne te ardhmen e afert te vendit - pohoi sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Stabiliteti ekonomik - shtoi ai - jep besimin se gjithcka e parashikuar ne buxhet do te realizohet plotesisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›