E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Topi Do te mbledh Keshillin e Sigurise

Kreu i shtetit Bamir Topi kthehet me urgjence nga Kazakistani per shkak te situates se rende nga permbytjet e diteve te fundit ndersa eshte shprehur se eshte gati te mbledhe Keshillin e Sigurise

Bamir Topi ne cilesine e Kryetarit te Shtetit pritet te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare per te shqyrtuar situaten e fundit te krijuar nga permbytjet. Ne mbledhje jane thirrur Kryeministri Sali Berisha ministri i Brendshem Basha ministri i Mbrojtjes Imami shefi i SHISH-it Bahri Shaqiri shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Maksim Malaj drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj dhe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Gjate takimit pritet qe zyrtaret te raportojne tek Presidenti per situaten e krijuar dhe me pas te diskutohen masat qe duhen marre per perballimin e situates.

Burimet zyrtare nuk perjashtojne mundesine qe Shqiperia tu kerkoje partnereve te huaj ndihme nga jashte ne logjistike ngjashem me situaten e ndodhur ne janar 2010 kur u kerkua nderhyrja nga mjetet e NATO-s. Ndersa sipas nje njoftimi per shtyp te shperndare nga zyra e Presidentit behet e ditur se z. Bamir Topi po ndjek me shqetesim situaten e krijuar ne veriperendim te vendit nga reshjet dhe permbytjet e diteve te fundit. Kreu i vendit ka qene i informuar ne menyre sistematike per situaten dhe ka vijuar kontaktet me te gjithe perfaqesuesit institucionale per ecurine dhe masat qe po merren per ta perballuar sa me mire ate. Sipas njoftimit zyrtar te Presidences kreu i shtetit po pergatitet per te thirrur mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne njoftimin e publikuar ne faqen ne internet te Presidences thuhet se kreu i shtetit eshte kthyer me urgjence nga Kazakistani ne oret e para te mengjesit te djeshem ku mori pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se dhe po ndjek me shqetesim situaten e krijuar ne veriperendim te vendit nga reshjet dhe permbytjet e diteve te fundit. Por edhe gjate qendrimit ne Astana Topi ka vijuar kontaktet me te gjithe perfaqesuesit institucionale per ecurine e zhvillimeve dhe masat qe po merren per ta perballuar sa me mire ate. Pas marrjes se ketyre informacioneve te fundit dhe vleresimit te situates ne bashkepunim me te gjithe aktoret institucionale Presidenti i Republikes do te vendose per te thirrur mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›