E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota per buxhetin Rama frike nga Malaj e Harasani

Ne mbledhjen e djeshme me gazetaret kryesocialisti Rama iu pergjigj edhe pyetjes se cfare masash do te merren ndaj deputeteve Malaj e Harasani per pjesemarrjen e tyre ne seancen e buxhetit. Kryesocialisti ne fakt nuk tha asnje fjale per te dy deputetet por thjesht akuzoi Kryeministrin dhe nenvizoi se i vetmi ndaj te cilit duhen marre masa eshte ai. Ka nje kryedeputet qe duhet penalizuar dhe une jam i bindur se do te penalizohet dhe ky eshte Sali Berisha - tha Rama. Deklarata e Rames shpreh qarte se me shume mundesi ndaj dy deputeteve te cilet ne fakt ishin shprehur edhe ne mbledhjen e grupit se do te merrnin pjese ne diskutimin per buxhetin edhe pse votuan kunder te mos merret asnje mase. Por kjo bie disi ne kundershtim me rregulloren e re te PS-se te vendosur nga grupi parlamentar i cili ne mbledhjen e tij me date 13.9.2010 vendosi qe neni i 32-te tashme i ndryshuar i rregullores parashikon kater penalizime qe perfshijne verejtje e thjeshte verejtje me shkrim paralajmerim per cregjistrim nga grupi i PS-se dhe cregjistrim nga grupi parlamentar. Kjo mase e fundit dhe ekstreme do te zbatohet ne rast se verejtjet jane te shpeshta apo deputeti voton kunder vendimit te grupit ne ceshtje te rendesishme. Keshtu edhe nga kjo pike e rregullores duket se kreu i socialisteve Edi Rama me deklaraten e tij te djeshme bie ne kundershtim me rregullat e vendosura prej tij dhe grupit kuvendor te selise roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›