E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Rama Fitorja ne Trebinje deshmi e mbeshtetjes

Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie Luan Rama theksoi sot se votimi i djeshem eshte deshmi e mbeshtetjes ndaj koalicionit aktual dhe LSI-se ne vecanti.

Ai shtoi se gara ishte e ndershme dhe procesi ishte pa kontestime. Komuna e Trebinjes duke qene nje komune e majte pergjithesisht me votues qe ne menyre tradicionale kane votuar te majten ne rastin e zgjedhjeve te zhvilluara dje per kryetarin e komunes kane zgjedhur gjithashtu nje perfaqesues dinjitoz te se majtes reale demokratike dhe evropiane ne Shqiperi ka theksuar Rama nga selia e LSI-se.

Me tej zyrtari i LSI-se tha se kryetari i ri i kesaj komune qe perfaqeson kete parti do te deshmoje se di te punoje per te gjithe votuesit per te gjithe banoret e zones pa asnje dallim partiak apo politik. I pyetur per vendimin e Parlamentit per ceshtjen Beqaj Luan Rama tha se duhet te pritet vendimin i Kushtetueses i cili sipas tij vendimi do te jete nje norme detyruese per cdo rast tjeter.

Keshtu qe krijon nje standard kodifikon nje standard qe detyrimisht do te jete i zbatueshem per Kuvendin. Ne gjithcka qe ka te beje me qendrimet politike te LSI-se ne momentin kur investohen institucionet e ligjit ne zgjedhim te presim verdiktin e tyre dhe te respektojme gjithashtu me shume seriozitet vendimet e Gjykates Kushtetuese per rastin konkret dhe te cdo organi tjeter vendimmarres qe ne baze te ligjit ka atribute te kesaj natyre tha ai.

2010-10-25 1549

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›