LSI: Rama t´u kërkojë falje shqiptarëve për 21 janarin

Një ditë para “21 janarit”, Sekretari për Çështjet Zgjedhore i LSI-së, Ylli Manjani në deklaratën për media tha se “në 16 janar shqiptarët panë të çmontohen elementët e skenarit të dhunshëm nëpërmjet mashtrimit të opinionit publik nga Rama, regjisor i dhunës së 21 janarit. Zotërinjtë, limonë të shtrydhur që kapin veten në flagrancë duke ndarë jo vetëm paratë e fëlliqura, por interesat korruptive e që u vunë në dispozicion të dhunës nuk kanë mbështetjen e LSI-së. Ata prej kohësh, kanë bërë zgjedhjen, janë strehuar nën sqetullat e PS-së së Ramës, po jo të socialistëve”,- theksoi Manjani.
“Këta janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t’i shpëtojnë drejtësisë" - tha Manjani duke shtuar se - "LSI denoncon sot edhe njëherë se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura, është e papranueshme dhe e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin personal e politik të askujt, por kërkojmë si LSI që organizatorët e dhunës së 21 janarit duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan duke i konfrontuar me forcat e sigurisë kombëtare që i bënë mish për top”.
Manjani tha se si parti politike kërkojmë që organozatorët e dhunës së 21 janarit duhet ti kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i konfrontuan me forcat e sigurisë./Start/
2012-01-20 13:02