E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ligji për mbetjet, sipas direktivave evropiane

Këtë deklaratë ministri Mediu e bërë gjatë prezantimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve të MMPAU për hartimin e ligjeve dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për mjedisin”, SELEA, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Ministri u ndal në hapat për realizimin e objektivave, ndër të cilat përmendi rritjen e kapaciteteve për të vlerësuar kuadrin ligjor aktual, përcaktimi i prioriteteve për përsosjen e legjislacionit mjedisor, etj.  Ministri tha se ka nevojë që në hartimin e ligjeve të mjedisit të përfshihet edhe shoqëria civile.

Në  lidhje me të shumëpërfolurin ligj të mbetjeve, Mediu tha se “është në përputhje të plotë me Direktivën Evropiane dhe në mënyrë specifike neni për importin dhe aktet që e rregullojnë atë janë si nga pikëpamja e procedurës, edhe vendimmarrjes shumë më strikte se ato evropiane dhe vendeve te rajonit”./Start/

                                                                                             2012-01-20 15:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›