E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Politika denigron zgjedhjet në dy dekada

Aleanca KuqeZi e ka quajtur këtë tryezë “Reforma zgjedhore përtej fokusit politik”, me qëllim diskutimin dhe analizimin social-shoqëror të efekteve që vijnë nga menaxhimi i keq i zgjedhjeve, "nga parregullsitë në votime, në numërim, apo dhe në proceset e tejzgjatura ankimore që kanë shoqëruar çdo proces votimi në vendin tonë.  Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që qeveria po i shmanget detyrimit të parë të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe OSBE/ODIHR për realizimin e reformës zgjedhore, sa më parë".

"Vonesat janë e njëjta histori e përsëritur e cila në fund do degradoj me vendime arbitrare ose pazare të dy partive të mëdha në mos realizimin e reformës zgjedhore në thelb dhe përmbajtje ,por, vetëm në arnime të parëndësishme të gjoja trajnime të komisionerëve", thuhet në reagim.

Aleanca KuqeZi, në kuadër të nismave të sajë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor por dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërise deklaron se ky fenomen duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Nuk mundet dhe nuk duhet që I tërë sistemi zgjedhor I vendit të mbahet peng nga dy forca politike. /Start/

                                                                                             2012-01-20 16:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›