LSI: Reformat, kusht i domosdoshëm për integrimin

Lëvizja Socialiste për Integrim i apelon sërish forcave politike, të bashkëpunojnë për përmbushjen e reformave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama u kërkoi partive politike të lënë mënjanë luftën politike dhe të angazhohen seriozisht në përmbushjen e atyre kritereve të cilat do të përshpejtojnë procesin e integrimit.
“Ftoj të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm politik të lënë mënjanë interesat e vogla të tyre dhe të dominohen nga interesat europine të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka nevojë për luftë politie apo për demagogji. Shqiptarët kanë nevojë për klimë bashkëpunimi, për konsessus të nevojshëm që lidhen me përmbushjen e këtyre reformave të rëndësishme” ka theksuar Luan Rama.
vijon..