Wollfarth: Bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i ka bërë apel opozitës dhe mazhorancës të bashkëpunojnë për të përmbushur reformat e rëndësishme për vendin.
Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PS-së Rdi Rama, ambasadori Ëollfarth theksoi se në takim u bisedua për mënyrën se si opozita do të angazhohet në parlament.
Wollfarth ka deklaruar është e rëndësishme që të dyja palët të kenë pikëpamje të qarta në lidhje me rregulloren e parlamentit dhe sipas tij ky është edhe hapi i parë.
"Do të ishte mirë të shihnim se si ka qenë rregullorja e parlamentit në të shkuarën", tha në prononcimin e shkurtër për mediat, ambasadori.