LSI: Rezoluta e PE, udhërrëfyesi për Shqipërinë në BE
Sekretari i LSI-së për marrëdhëniet me publikun, Ardit çela theksoi se kjo forcë politike konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian, është në dëm të interesave të vendit, është në dëm të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria nuk do të humbë sfidat e saj të integrimit, dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qenë pjesë e Evropës së Bashkuar, vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet”, deklaroi çela në një deklaratë për mediat.
Ai ftoi Partinë Socialiste, “ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vetë duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale, e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Evropiane”.