E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Sfidat e vjeshtes kerkojne dialog mes paleve

LSI-ja ben thirrje per dialog konstruktiv mes pozites dhe opozites ne prag te vendimeve te rendesishme per shqiptaret liberalizimit te vizave dhe shqyrtimit te statusit te vendit kandidat per ne BE. Sekretari per marredheniet me publikun ne Levizjen Socialiste per Integrim Ardit Cela u shpreh se meqenese diten e hene fillon pune sesioni i ri parlamentar Levizja Socialiste per Integrim edhe nje here rithekson domosdoshmerine e kontributeve pozitive ne te mire te reformave evropianizuese te vendit. Ne perfitojme edhe nje here nga rasti per te shprehur edhe nje here qendrimin tone se palet duhet te kontribuojne per nje dialog politik sa me produktiv ne menyre te tille qe te kemi zhvillime sa me pozitive. Sfidat e medha qe vendi yne ka perpara kerkojne qe klasa politike shqiptare te marre persiper te gjitha pergjegjesite dhe angazhimet qe i takojne dhe sigurisht qe keto angazhime kerkojne veprime konkrete por mbi te gjitha kerkojne nje vullnet politik te orientuar nga interesi kombetar - theksoi ai. Ne kete kontekst - vijoi ai - ne gjykojme se shtatori ne vetvete duhet te kete si udherrefyes te veprimit te tij politik punen e nevojshme qe duhet kryer sidomos per zbatimin e rezolutes se Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›