E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimet Rama rrezon zgjidhjen kushtetuese te PD-se

Rama preferon protestat ne vend te negociatave

Partia Socialiste refuzoi dje propozimet e paraqitura nga demokratet per zgjidhjen e ngercit politik dhe menyren e hetimit te zgjedhjeve te vitit te kaluar sipas ligjit. Kryetari i PS-se Edi Rama ne nje prononcim mediatik beri dje te ditur se opozita nuk do te beje asnje leshim per kutite. Ne kete menyre ai paralajmeroi se ne mungese te leshimit te demokrateve opozita do trsquou rikthehet serish protestave ne rruge.

Ne rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do te na zmbrapse dot ne nje kerkese legjitime ne nje vend kur te gjithe e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur. Flitet qarte per domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeve - tha Rama. Lideri i selise roze ka paralajmeruar se leshim per sa i perket transparences nuk do te kete dhe cdo gje qe e prek kete te fundit prish cdo lloj marreveshjeje per kompromis midis dy paleve. Ne sigurisht presim por nuk presim pa fund. Ne ditet ne vijim ne do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe pa dyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme por nuk do ta leshojme transparencen si nje parim te cilin ne nuk e negociojme - tha Rama. Keshtu edhe nje here Partia Socialiste ka hedhur poshte propozimin e fundit te bere nga PD-ja i cili ne thelb te tij kishte ngritjen e menjehershme te komisionit hetimor me shumice nga opozita si ne vendimmarrje edhe ne perberje. Propozimet e PD-se u jane dorezuar socialisteve te enjten permes nje letre nga kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi por per opoziten per sa kohe ato nuk garantojne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit jane te papranueshme.

Ne leter propozohet ngritja e komisionit hetimor menjehere me rimbledhjen e Parlamentit. Komisioni do te kishte shumice nga opozita si ne perberje dhe ne vendimmarrje por do te niste pune me ceshtjet e tjera qe permban problematika zgjedhore ne pritje te nje qendrimi prej Gjykates Kushtetuese Gjykates se Strasburgut apo opinioni i Komisionit te Venecias per sa u perket materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit. Mazhoranca kishte kerkuar qe keto gjykata trsquoi vinte ne levizje opozita nderkohe qe kishte rrezuar propozimin e socialisteve per trsquoi vene kohe 10 dite Gjykates Kushtetuese per tu shprehur ne lidhje me kerkesen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe djegien e fleteve te votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›