E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashani Projekti 30-katesh tek liqeni afera mafioze e Rames

Deputetja demokrate Arenca Trashani akuzoi dje kryebashkiakun e Tiranes Edi Rama per afera korruptive me lejet e ndertimit konkretisht atyre ne zonen e Liqenit Artificial. Trashani beri te ditur se Rama nuk ka dhene shpjegime ne lidhje me kontraten e dhene nga ai per ndertimin e nje objekti tek liqeni. Edhe pse dje Edvini u shfaq ai nuk dha shpjegime per kontraten me emrin mbiemrin dhe 20 te partnerit te tij. Duke u hallakatur nga LOreali tek dopingu per asnje cast ne konferencen e merzitshme prej nje ore ai nuk u perball me te verteten - theksoi Trashani. Ajo shtoi me tej se Rama gjithashtu nuk iu pergjigj pyetjeve te gazetareve dhe as fteses per debat te deputetes duke shtuar se ai nuk guxoi te shpjegonte per aferen mafioze te qytezes tek liqeni. Ai nuk u pergjigj se pse vetem kur me detyrim Tan Lepri u be ortak ne kontrate Mr. 20 ideoi projektin e 30-kateshve tek liqeni. Ai nuk u be as trim sa grate per te mos u ikur pyetjeve te gazetareve. Nga frika prej lepri nuk guxoi as te permendte emrin e pare e as emrin e dyte te mikut te tij. Mr. 20 genjeu dhe nuk tregoi per kerkesen hileqare me firmen e tij per ndryshimet e destinacionit tek liqenit kundrejt 20 - deklaroi deputetja e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›