E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Shërbimi i traumës në spitalin ushtarak në gjendje kritike, qeveria të marrë masa

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Spitali Ushtarak në Tiranë.

Nënkryetari i kësaj partie në një deklaratë për mediat shprehu shqetësimin për gjendej në të cilën ndodhet spitali, teksa nuk ka anashkaluar të vlerësoi punën e jashtëzonshme që bëjnë sipas tij bluzat e bardha pavarësisht kushteve.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se “shërbimi i traumës është në gjendje kritike teksa i ka bërë thirrje qeverisë të adoptojë masa të karakterit emergjent. Vasili ka paralajmëruar se “qeveria e ardhshme do të ketë strategji për mirëfunksionimin e spitalit.
(e.m/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›