PKDSH solidarizohet me Kishën e Përmetit: Autoritetet përgjegjëse të vetëpërmbahen
TIRANË- Kreu i Partisë Kristian Demokrate e Shqipërisë, Mark Frroku ka reaguar lidhur me incidenti e ndodhur me Kishën e Përmetit.
Frroku i ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse për vetëpërmbajtje teksa thekson se ngjarja krijon imazh negativ për vendin duke shtuar se vendimi i gjyakatës në rastin më të keq ngjall frymën e përçarjes.
Pak ditë më parë përmbarimi ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Ortodokse. Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë.
Përfaqësuesit e Përmbarimit, të mbështetur dhe nga policia private, kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës ikona të Kishës, kambana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar.
(e.m/BalkanWeb)