Pallatet e reja, ja lartësia në çdo zonë
Ka nisur hartimi i planeve të detajuara ven dore në 77 nënnjësi strukturore, të cilat janë të ndara në të 11 njësitë bashkiake të Tiranës. Minibashkia nr.5 ka edhe pjesën më të madhe të zonave që janë duke iu bërë hartimi i planeve vendore, pasi janë në total 16 nënnjësi strukturore të cilat janë në studim, më pas renditet njësia nr.8 me 13 nënnjësi strukturore të cilave po u bëhet hartimi i studimeve, më pas renditet minibashkia nr.9 me 12 nënnjësi dhe minibashkia nr.2 me 11 nënnjësi strukturore. Ndërsa njësitë e tjera kanë në proces studimi 2 deri në 6 nënnjësi strukturore që bëjnë pjesë në territorin e tyre administrativ. Sipas rregullores së ndërtimit, pjesë e Planit të Përgjithshëm Urbanistik, Tirana është e ndarë në 464 nënnjësi strukturore.
Planet e detajuara
Plani i Detajuar Vendor (PDV) është instrumenti vendor i planifikimit, që zbërthen në detaje të përshtatshme për zbatim Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), duke përcaktuar përdorimet e tokës/strukturave dhe treguesit që do të kontrollojnë zhvillimin e territorit të studiuar. Në minibashkinë nr.5, e cila përfshin zonën e Tiranës së Re, Komunën e Parisit, janë në studim 16 nënnjësi strukturore, ku pjesa dërrmuese e tyre do shfrytëzohet për njësi banimi dhe lartësia e kateve në këto komplekse është 9 kate në pjesën dërrmuese, por ka edhe objekte 8 kate, si dhe dy nënnjësi janë me struktura 5 dhe 6 kate. Po ashtu edhe në minibashkinë nr.8 mbizotërojnë pallatet me lartësi deri në 8 kate. Planet e detajuara po hartohen për nënnjësitë 8/6 deri në nënnjësinë 8/13, ku struktura e objekteve në këto komplekse banimi do jetë e njëjtë, pra 8 kate. Në njësinë nr.7 janë në studim vetëm dy nënnjësi, të cilat PDV i kanë bashkangjitur kufijtë e tyre dhe janë parashikuar njësi banimi me struktura të larta 9-katëshe. Po ashtu edhe në njësitë 9,10 dhe 11 mbizotërojnë strukturat e larta me 8-9 kate. Në minibashkitë 1 dhe 2 strukturat janë 6-7 kate. Në minibashkinë 2 janë dy nënnjësi që janë parashikuar me struktura të ulëta 3+1: bëhet fjalë për nënnjësinë 2/7, e cila do jetë një zonë me vila dhe 2/33, nënnjësi e cila do ketë mbushje urbane dhe ristrukturim. Në njësitë 3 dhe 4 lartësia e strukturave sërish mbetet e lartë, por ka dhe struktura me lartësi 5 dhe 6 kate. Hartimi i PDV-ve për këto nënnjësi duhet t'u përmbahet të dhënave dhe kritereve që janë përcaktuar në rregulloren e ndërtimit të planit të përgjithshëm. Kryebashkiaku Lulzim Basha, në lidhje me miratimin e tyre nga bashkia ka thënë se, nëse ndërtuesit do t'i hartojnë këto plane konform kritereve të përcaktuara, atëherë ato do miratohen brenda 5 ditëve. "Ne si bashki, kemi 45 ditë afat për të miratuar planet e detajuara vendore. Ky është afati maksimal, po në ato raste kur puna është kryer me cilësi, që do të thotë nga ana e normave nuk ka asnjë dyshim që ka zbatuar normat e planit të përgjithshëm, duke ruajtur përqindjet e infrastrukturës, të gjelbërimit, duke ruajtur komponentët e rëndësishëm siç janë infrastruktura nëntokësore, parkime etj., ne do t'i miratojmë jo më vonë se pesë ditë pas paraqitjes së PDV-ve", - ka sqaruar Basha.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)