E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të mos “preket” KQZ

13-04-2013 / Gazeta 55

Përmes Ylli Manjanit, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se KQZ është institucion jopolitik dhe si i tillë është i paprekshëm. Balanca –tha ai- mund të krijohet sipas ligjit në komisionet zgjedhore të niveleve të tjera. LSI u bëri thirrje demokratëve të tërhiqen nga ajo që Ylli Manjani e cilësoi dhunë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në tryezën e anëtarve të KQZ-së asnjëri nuk ka përfaqësuar më parë si përfaqësues politik partinë e tij, përvec Ilirjan Muhos. Por LSI- thotë se KQZ është e paprekshme, tjeterëkund ka vend për balancë.
Në rast se PD nuk tërhiqet nga vendimi për të zëvendesuar Muhon me një kandidat të PR-së, LSI do të reagojë, por Manjani heziton të thotë formën apo nivelin e reagimit.

Anëtari i KQZ, Ilirian Muho: S’kam ndërmend të jap dorëheqjen
Ilirian Muho nuk ka ndërmend të bëhet kurban e të vetësakrifikohet për të zgjidhur ngërcin politik mes mazhorancës dhe opozitës mbi riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së LSI-së nga Qeveria. Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho pohoi se ndonëse është propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë punës së tij ka qenë i paanshëm. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërkesë të KQZ-së për ta shkarkuar dhe nënvizoi rastet kur kjo mund të ndodhë. Vendimet e paligjshme nuk duhet të respektohen nga Muho, që nuk përjashtoi t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese nëse mazhoranca vendos ta shkarkojë të hënën përmes një vendimi të Parlamentit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›