E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Deklaratat e Ramës për ekonominë, përçartje

13-04-2013 / Gazeta 55

Reagimi i Ministrit të Financave pas deklaratave të kryesocialistit në Durrës

Përçartje elektorale i quajti ministri i Financave deklaratat e kryetarit socialist për ekonominë. Në një postim në Facebook, Ridvan Bode tha se Edi Rama ëndrrën e karriges kryeministrore e sheh vetëm përmes kolapsit ekonomik që ai i ka parashikuar vendit. “Prej katër vitesh, ku rajoni, eurozona dhe ekonomia globale po përjeton zhvillimet më dramatike, ekonomia shqiptare vijon të rritet si asnjë ekonomi” - thotë Bode. Ai nënvizon se në vitin 2012, ku shpresat për të realizuar profecinë e kasandrës Rama ishin më të mëdha, për shkak të përkeqësimit të ekonomive partnere me ne, ekonomia shqiptare pati sërish rritje, rreth 1.7%, siç deklaroi INSTAT dhe EUROSTAT.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›