LSI: Të nisë reforma zgjedhore, bojkoti i socialistëve papërgjegjshmëri politike

Tiranë, 3 korrik, NOA Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto deklaroi sot në një konferencë për shtyp se reforma zgjedhore gjithpërfshirëse duhet nisur sa më shpejt si një domosdoshmëri i përgjegjshmërisë së forcave politike në vend.
Duke e ritheksuar si pikën kyçe të zhvillimeve të sotme politike përfundimin e reformës zgjedhore, Haxhinasto në emër të LSI-së, deklaroi se përfundimi i reformës duhet bërë në kohë, dhe pikërisht tetori duhet të jetë muaji që duhet të shënojë përfundimin e saj, duke respektuar kështu edhe afatet kushtetuese për zhvillimin normal të zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Duke iu referuar kërkesave për transparencë të zgjedhjeve të opozitës, nënkryetari i LSI-së, theksoi se angazhimi në kohë, për reformën zgjedhore është treguesi më i mirë, nëse transparenca e procesit zgjedhor dhe përmirësimi i standardeve zgjedhore janë vërtetë kauza dhe objektiva politike të opozitës, dhe jo kamuflazh i dëshirës për të krijuar kriza politike dhe për të përfituar pushtet ilegjitim nëpërmjet tyre.
LSI, i bëri thirrje forcave politike të krijojnë sa më parë komisionin gjithpërfshirës të reformës zgjedhore, që të garantohen standardet evropiane dhe barazia e subjekteve konkurruese me atë të votës së çdo shqiptari në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Duke qenë se na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Haxhinasto theksoi se duke iu referuar të kaluarës së zgjedhjeve kur reforma është bërë në momentet e fundit, këtë herë duhet vullnet politik që ajo të realizohet brenda afatit kushtetues.
I pyetur për bojkotin e deklaruar të opozitës në seancën e kuvendit, nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto tha se Deklarimet për bojkot të ardhshëm të parlamentit, dhe mos-votim të ligjeve janë veçse mosnjohje e përgjegjësive themelore politike e institucionale të opozitës, pasojë e filozofisë politike të tokës së djegur, që ajo ka adoptuar: nami u bëftë përsa kohë nuk jemi në pushtet, por edhe një mungesë e theksuar e sensit të realitetit.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")