Policia e shtetit: Në pranga kultivuesi më potencial i Canabis Sativa në Lazarat

Gjirokastër, 3 korrik, NOA Në luftën e nisur kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e njohur të Lazaratit, është vënë në pranga sot një tjetër banor i zonës së Gjirokastrës, 44 vjeçari nga Lazarati Pëllumb Zenel Bocia.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi sot se pas grumbullimit të provave të duhura që vërtetonin se shtetasi Pëllumb Bocia kishte kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, janë intensifikuar hetimet për të lokalizuar autorin kultivues të bimës narkotike.
Sipas shefes së DPPSH-së, Laura Totraku, Pëllumb Bocia, është një nga eksponentët dhe organizatorët e kultivimit në vite të bimëve narkotike në zonën e Lazaratit, por njëherësh dhe një ndër kultivuesit më potencialë të bimës Canabis Sativa në këtë zonë.
Totraku tha se arrestimi i Pëllumb Bocisë, u mundësua pas një pune të koordinuar ndërmjet strukturave qendrore të Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, me strukturat vendore te Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Aktualisht, materialet për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, i janë dërguar Prokurorisë.
Ndërkohë Policia e Shtetit po vazhdon hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e Bocisë, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Përmes mjeteve të teknologjisë më të fundit, Totraku evidentoi për mediat se po punohet intensivisht për monitorimin e gjithë territorit të vendit, e në mënyrë të veçantë të zonave më problematike, siç është Lazarati, me qëllim identifikimin e çdo zone ku mund të jetë kultivuar bimë narkotike.
Ky aksion i Policisë së Shtetit vjen pasi qeveria i ka shpallur luftë kultivimit të bimëve narkotike në vend, si një nga kërkesat kyçe në procesin e Integrimit të vendit në BE.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")