E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Tellalli gënjeshtar i Bashkisë së Tiranës Shalsi po mashtron qytetarët

Zëvendësekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim apeloi ndaj Bashkisë të heqë dorë nga misioni qesharak dhe i turpshëm i mashtrimit të komunitetit nëpërmjet tellallëve gënjeshtare dhe t’ju japin zgjidhje problemeve që po i vuan komuniteti i kryeqytetit. Drejtuesit e njësive minibashkiake të Tiranës që e kanë kontestuar projektbuxhetin e paraqitur nga kryebashkiaku Edi Rama po replikojnë çdo ditë duke hedhur poshtë mashtrimet mediatike të nënkryetarit të Bashkisë, Eduart Shalsi në lidhje me projekte fantazëm që sipas tij janë bllokuar për shkak të mos kalimit të planit financiar për këtë vit. Zëvendësekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi drejtuese e njësisë minibashkiake nr 6, Luzhiana Abazaj, ka hedhur poshtë akuzat e Shalsit në lidhje me disa projekte në zonën e Kombinatit. Sipas saj LSI konstaton me keqardhje se përkundrejt domosdoshmërisë për reflektim nga Bashkisë së Tiranës vërehet pikërisht e kundërta, pra një përbuzje e interesave të komuniteteve dhe ashtu “si në frymën e monologjeve të Kryetarit të Bashkise me nëpunësit e tij dhe që s`kanë të bëjnë me komunitetin e Tiranës, duke zëvendësuar zgjidhjen me mashtrimin”. “Tellalli gënjeshtar i bashkisë së Tiranës Shalsi pa asnjë druajtje gënjeu qytetarët duke u thënë se investimi i parashikuar nga bashkia për kanalin e “Misto Mames” siç njihet nga komuniteti apo formalisht investimi tek rruga “Azbi Serani” u pengua nga votimi kundër i buxhetit. Meqenëse ky tellall genjështar e ka marrë këtë mision publik mashtrimi, jam këtu për t’ju bërë publike juve dhe qyetareve të Kombinatit se nuk është parashikuar asnjë lek nga buxheti i bashkisë për këtë problem kaq të rëndë të Njësisë 6. Vetë kryetari i bashkise së këtij tellalli gjatë dëgjesave të tij me komunitetin ku përsëri nuk ka asnje lekë investim. Gjithçka për të zgjidhur këtë çështje është bërë vetëm nga ana e minibashkisë 6 dhe projekti i ndërhyrjes në këtë kanal është përgatitur po nga minibashkia në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe i është vënë në dispozicion edhe bashkisë për të shpejtuar zgjidhjen dhe për të hequr çdo pengesë”-deklaroi Abazaj. Zëvendësekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim apeloi ndaj Bashkisë të heqë dorë nga misioni qesharak dhe i turpshëm i mashtrimit të komunitetit nëpërmjet tellallëve gënjeshtare dhe t’ju japin zgjidhje problemeve që po i vuan komuniteti i kryeqytetit. Gjithësesi edhe dje Nënkryetari i Bashkise së Tiranës, Eduart Shalsi ka vijuar ritualin e rrugëtimit të tij nëpër mibibashkitë e etiketuara si “rebele”, duke hedhur akuza ndaj liderve të PD dhe LSI. Nga Lapraka Shalsi ka thënë në një prononcim për mediat se Lapraka do të ishte transformuar totalisht në rast se Buxheti i bashkisë do të ishte miratuar. “As fëmijët e të moshuarit e Laprakës nuk i kanë shpëtuar goditjes aspak të përgjegjshme të LSI-së dhe PD-së, që kundërshtuan miratimin e buxhetit të Bashkisë, duke i mohuar këtij komuniteti trotuaret dhe lulishtet që do të plotësonin dhe do të mbyllnin projektin tonë për transformimin e kësaj zone”- është shprehur Shalsi duke u ka bërë apel partive që kundërshtuan buxhetin e Bashkisë, të heqin dorë nga politika e vendosur mbi nevojat e qytetarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›