Deputeti Biberaj uroi sot presidentin Obama në emër të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka uruar në Ëashington, në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, dhe zv. Presidentin Joe Biden.
Z. Biberaj ndodhet në Ëashington, bashkë me deputetë europianë, anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KE-së, dhe gjatë ditës së djeshme morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe zv. Presidentit Joe Biden.
"SHBA tregoi edhe një herë se mbetet vendi kampion i lirive, besimeve dhe mundësive të mëdha, vendi ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe gjithçka është e mundshme të arrihet, pasi shoqëria amerikane është një shoqëri e hapur dhe demokratike, një shoqëri e emancipuar dhe pa paragjykime", shprehet në urimin e tij z. Biberaj.
Ai thekson se "ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Obama dhe zv/Presidentit Biden ka hapur një epokë të re në historinë amerikane, një epokë që përbën një pasurim dhe konsolidim të mëtejshëm të demokracisë amerikane, duke e shndërruar atë në një model botëror që mund të shërbejë për shumë vende, sidomos për demokracitë e reja dhe vendet në tranzicion".
Duke konsideruar dyshen Obama-Biden si garancinë më të mirë për kapërcimin e sfidave të shumta që ka sot SHBA, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, z. Biberaj shpreh bindjen se marrëdhëniet SHBA-Europë do të njohin përmirësime, zhvillime dhe zgjerime te mëtejshme, pasi ky është edhe interesi i përbashkët i SHBA-së dhe Europës.
...