E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI cel neser fushaten ne kryeqytet prezantohen emrat dhe synimet e 8 majit

Selia e LSI

Tirane 16 mars 2011 NOA- Levizja Socialiste per  Integrim pritet te zhvilloje diten e neserme ne oren 1700 tek  Pallati i Kongreseve nisjen e fushates per Kryeqytetin.

Burime zyrtare nga kjo parti konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se ne  kete takim qe do te zhvillohet neser do te jete i pranishem Kryetari i LSI-se Ilir Meta i shoqeruar nga Grupi Parlamentar i LSI-se dhe nga drejtues te tjere te kesaj partie.

Ne fjalen e rastit pritet qe Kryetari i LSI-se Meta te ndalet gjeresisht ne situaten politike qe po kalon vendi  shpalosjen e pikave kryesore te programit elektoral te LSI-se per zgjedhjet administrative te 8 majit.

Te njejtat burime sqarojne se gjate celjes se fushates per kryeqytetin Meta do te ndalet gjeresisht tek problematikat qe shoqerojne sot qytetaret e Tiranes dhe alternativat qe ofron LSI-ja per zgjidhen e tyre si dhe mbi marreveshjen e ndarjes se zonave elektorale mes mazhorances qeverisese.

Vete Levizja Socialiste per Integrim ne kryeqytet pritet te mbeshtese kandidatin e aleatit te saj ne zgjedhje Partise Demokratike Lulezim Bashen i cili pritet te garoje per postin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Nga ana e saj LSI mesohet se do te garoje ne disa prej minibashkive te qytetit te cilat pritet te zyrtarizohen diten e neserme se bashku me kandidatet qe do te garojne per zgjedhjet e 8 majit ne kryeqytet.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha emeron Ylli Manjanin zv/ministerMeta Rama sdo zgjedhje qe te kontrolloje bizneset ne TiraneFDBK Shqiptaret s8217do ta durojne dhe as tolerojne ricopetimin e KosovesTirane dhune mes fqinjeve per jashteqitjen e qenitTopi 8 Maji te administrohet me korrektesi Lidhje8 maji aleatin cel fushaten kandidatet Levizja Socialiste per Integrim Lulezim Basha minibashki programit elektoral Tirane

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›