Sherr me pronarin e hidrocentralit banoret Na merr ujin

Banoret e fshati Gurshpate ne Librazhd jane konfliktuar nje dite me pare me pronarin e nje firme ndertimi te nje hidrocentrali ne kete territor. Ata nuk kane lejuar te vazhdojne punimet me pretendimin se firma ka dale nga projekti dhe po shfrytezon ujin e fshatit. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur edhe policia e Elbasanit e cila ka konstatuar se midis shtetasit Kujtim Cekani qe po nderton ne fshatin Gurshpate nje hidrocentral dhe banoreve te zones ka pasur nje konflikt. Banoret te mbeshtetur edhe nga pushteti vendor pretendojne se ka ndryshim te projektit ne sasine e ujit dhe ndertimin e hidrocentralit. Ata akuzojne administratorin Kujtim Cekani se ka cenuar te drejtat e banoreve te fshatit duke u marre ujin atyre. Banoret jane shprehur te vendosur te mos lejojne vazhdimin e puneve. Ata jane shprehur se do te pengojne me te gjitha format ndertimin e ketij hidrocentrali qe prek ujin elementin me jetik ku mbeshtetet bujqesia e kesaj zone. Sipas policise nga ky konfikt nuk ka pasur persona te lenduar apo te plagosur. Mesohet se fshati do ti dergoje edhe nje leter ankese Prefektures dhe te gjitha institucioneve te tjera shteterore per te ndaluar ndertimin jashte projektit te hidrocentralit. Ata kane thene se do te vazhdojne te protestojne pasi uji eshte jeta e tyre dhe nuk do te lejojne qe edhe kete pasuri qe ua ka dhene natyra tua marrin.