E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Lezhe 8 maji festa e votes se lire vazhdimesia e projekteve te medha

Gjate takimit ne Lezhe

Lezhe 16 mars 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne

kuader te takimeve paraelektorale diten e sotme u ndal ne Lezhe se bashku me kryetarin e kesaj partie ne kete rreth Viktor Tusha.

Gjate fjales se tij para qytetareve lezhjane ai tha se zgjedhjet e 8 majit jane garancia per vazhdimesine e projekteve te medha.

Me tej Meta garantoi per fitoren e koalicionit te integrimit duke shtuar se zgjedhjet e 8 majit zgjidhje per qytetaret dhe jo per politikanet.

Ai shtoi se fushata e Levizjes Socialiste per Integrim eshte me program dhe projekte per te permiresuar jetesen e cdo banori duke theksuar se aleanca e kesaj partie do te behet me qytetaret e cdo lagjeje qyteti e fshati.

Meta tha se perfaqesimi i grave do te jete dinjitoz ne listat e keshilltareve te LSI-se.

Ne kuader te premtimeve per qytetaret e Lezhes kreu i LSI-se deklaroi se Nuk do te lija jashte vemendjes nje projekt tjeter shume te rendesishem qe e kemi diskutuar me Viktorin dhe qe jam i bindur do te implementohet se shpejti pasi eshte nje prioritet edhe i qeverise shqiptare edhe i kryetarit te bashkise se Lezhes ndertimi sa me shpejt i parkut industrial qe do te krijoje te gjitha facilitetet per te nxitur investime te biznesmeneve vendas dhe te huaj ne menyre qe te shtohen mundesite per punesime ne qytetin e Lezhes.

Ai e cilesoi bashkine e Lezhes si nje shembull per adminstrimin e pushtetit lokal.

Une jam i bindur se 8 maji do te jete nje dite e mrekullueshmedo te jete nje feste e votes se lire u shpreh Meta ne mbyllje te fjales se tij.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha-ambasadorit Arvizu Ne 8 maj ndryshimet si nata me ditenPS hyn ne zgjedhje regjistrohet ne KQZ Meta 8 Maji zgjedhje administrative jo politikeBerisha-Stainberg Vezhguesit rol me te madh per 8 majinMeta Rama politike anti shqiptare Lidhje8 maj feste e votes se lire Ilir Meta Lezhe parku industrial takimi paraelektoral Viktor Tusha zgjedhje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›