Shtohen studentet Tafaj Kete vit 52 mije me shume

23 mijë studentë do te nisin në 10 tetor studimet në universitete me kohë të plotë, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të regjistrohen edhe 2 mijë të tjerë, pas plotësimit të formularit A3. Këto të dhëna janë bërë publike nga Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj teksa ka uruar studentët dhe pedagogët në prag të nisjes së vitit të ri akademik. Ai tha se, në këtë vit sistemi i arsimit të lartë publik do të pranojë gjithsej rreth 52 mijë studentë të rinj në tre ciklet e studimeve, shifër kjo që është e barabartë me numrin total të studentëve, që kishte Shqipëria në vitin 2004.
“Qeveria për këtë vit akademik ka miratuar rreth 34 mijë e 500 kuota për nivelin e parë të studimeve. Prej tyre, rreth 25 mijë kuota janë vetëm në sistemin me kohë të plotë. Deri tani janë regjistruar rreth 23 mijë student. Ky numër kuotash bën të mundur që edhe në këtë vit akademik, mbi 70 % e maturantëve që përfunduan me sukses maturën shtetërore të kenë mundësi reale të fitojnë një vend studimi në universitetet tona publike”, tha Tafaj.
Tafaj foli dhe për investimet, që priten të kryehen këtë vit, ku ndërtimi I 5 kampuseve universitare është një nga më të rëndësishmit. Teksa theksoi se tekonologjia duhet të ece bashkë me dijet ai u ka kërkuar pedagogëve më shumë përkushtim gjatë këtij viti.
“Qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë. Ajo i ka akorduar kampuse 5 universiteteve publike. Universitetit të Tiranës iu transferuan gjatë dy muajve të fundit 2 godina të tjera me kapacitete të mëdha. Me fondin e zhvillimit të rajoneve të vitit 2011 ka filluar financimi i 6 projekteve të mëdha për investime në arsimin e lartë. Vetëm në vitin 2010-2011 janë financuar 51 laboratorë mësimorë-kërkimorë”, theksoi ai.
Duke vlerësuar arsimi i lartë shqiptar për arritjet e tij ndër vite Tafaj ka shtuar se gara e dijes është sfida më e vështirë e këtij shekulli. Kështu që u ka kërkuar dhe studentëve sa më shumë obligim, pasi tregu i punës ka theksuar ai kërkon persona sa më të kualifikuar.
Julia Bardhushi