LSI dorëzon sot mocion me debat me kryeministrin
Mocioni me debat me kryeministrin Sali Berisha ka të bëjë me krizën ekonomike. Sipas nënkryetarit të LSI-së Dritan Prifti: Vendi është në një situatë shumë të vështirë ekonomike.
TIRANE- Grupi parlamentar i LSI-së do të dorëzojë sot në Kuvend një kërkesë zyrtare për mocion me debat me kryeministrin Sali Berisha, për krizën eko-nomike. Nënkryetari i kësaj partie, Dritan Prifti tha se, "LSI-ja gjykon se vendi është në një situatë shumë të vështirë ekono-mike. Të paktën 50 % e shqiptarëve sot janë prekur nga kriza aktuale financiare, e cila në Shqipëri është kthyer në një krizë ekono-mike, në një krizë mbijetese". "Kriza nuk duhet mohuar, por kriza duhet zgjidhur. Njerëzit në krizë, sidomos shtresat në nevojë, pensionistët, fshati shqiptar, apo zona informale e Shqipërisë, që janë shtresat më të prekura nga kriza aktuale në Shqipëri, kanë nevojë për zgjidhje", - tha Prifti. LSI-ja ka paraqitur gjatë javës së fundit në media një paketë të saj anti-krizë. "Ne do të riparaqesim këtë paketë gjatë mocionit me debat me kryeministrin, sigurisht nëse ai do të pranojë të vijë në Kuvend për të bërë detyrën e tij, për t'ju për-gjigjur opozitës dhe për të debatuar për situatën e rëndë ekonomike që kalon vendi", - bëri të ditur Prifti. "Ne do t'i paraqesim përsëri këto propozime në Kuvend, me shpresën që kryeministri, ministri i Financave dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, do të binden që është koha për të ndërhyrë në ekonomi, është kohë për të ndërhyrë, sidomos për të mbrojtur shtresat më të prekura nga kriza ekono-mike në Shqipëri, për të mbrojtur pensionistët, të papunët, ata që janë me ndihmë ekonomike, fermerët, pra fshatin shqiptar, dhe personat që jetojnë në zonat informale në Shqipëri, shtresa, të cilat ne i gjykojmë se janë më të prekura në vend", - sqaroi Prifti.
(s.g/BalkanWeb)