LSI hedh ne gjyq La Republika

E premte 21 Tetor 2011 1641
FOTO E METES ME FRATININ E LAVITOLAN
LSI vendos te hedhe ne gjyq gazeten italiane La Republica media qe botoi lajmin e pergjimit mes Valter Lavitolas personi qe akuzohet se i gjente Berluskonit vajza dhe i financonte ato dhe sekretares se ministrit te jashtem Italian Fratin. Ne kete bisede te pergjuar diskutohej per te organizuar nje takim jo zyrtar me Ilir Meten ne ate kohe minister i Jashtem dhe zv/kryeminister i Shqiperise. Zyrtarisht partia e drejtuar nga Ilir Meta deklaron se foto e publikuar ne media eshte e vertete por i perket nje takimi rutine si me shume gazetare te tjere. Per shkak se kjo gazete ka shpifur serish gjate diteve te fundit Z. Meta do te angazhoje nje studio ligjore ne Rome per te hapur nje proces tjeter gjyqesor ndaj gazetes La Republica. Z. Meta e njeh prej kohesh si perfaqesues te medies italiane ka qene i pranishem ne nje konference shtypi gjate vizites zyrtare te z. Meta ne Rome ashtu si edhe shume gazetare te tjere. Gjate konferences se perbashket per shtyp me Z. Frattini eshte pershendetur me Z. Lavitola ashtu si me shume gazetare te tjere italiane dhe shqiptare ne hollin e ambienteve te konferences u shpreh Ardit ela sekretar per marredheniet me publikun. Si prove per te vertetuar faktin se gazeta italiane La Republica nuk eshte serioze LSI ka paraqitur 3 vendime te meparshme te gjykatave italiane qe denojne te njejten gazete me 50 mije euro gjobe per tiu paguar Ilir Metes i cili ka qene edhe me pare protagonist i shkrimeve te shkruara prej tyre. Shiko kroniken video