Kongresi i PS, votohet për zgjedhjen e delegatëve
Mengjesi i sotem ka shenuar hapjen e procesit te votimit, permes te cilit anëtarët e PS-së në të gjithë vendin do të zgjedhin delegatët e Kongresit të 5 nëntorit.
Votimi ka nisur ne oren 08.00 te mengjesit dhe do te mbyllet ne oren 16.00. Në qendrat e vogla të votimit procesi i numërimit do të përfundojë brenda ditës së sotme. Lideri socialist, Edi Rama voton në njësinë nr. 2, në Tirane.
PS-ja numëron rreth 88 mijë anëtarë në të gjithë vendin përfshi këtu edhe rreth 6 mijë anëtarë në emigracion, veçanërisht në Itali dhe në Greqi.
Në bazë të udhëzimit që miratoi Asambleja Kombëtare, numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarësisë së partisë në rang bashkie apo komune, regjistruar deri më 30 qershor 2011. Në bazë të kësaj, në të gjitha degët brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie.