Rama: Berisha si Gedafi, që Aleancë Plehrash quante NATON
Kreu i PS-së ka vijuar dje replikat në distancë me kryeministrin Berisha, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Twiter”. Fare shkurt, duke lidhur thënien e Berishës që e quante aleancën Topi-Rama pas kthimit të ligjit për lejimin e importit të mbetjeve nga Presidenti i Republikës. Kryeministri duke iu referuar pikërisht këtij akti, por edhe shkrimit të fundit të Ramës që merrej gjatë me vullnetin e qeverisë për të miratuar sërish lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë, tha se “Ligjet tona për mjedisin janë më të mirat, le të thonë ç’të dojë Aleanca e Plehut. Ndërsa Rama në “Twiter” iu përgjigj: “ Sot Saliu e quajti frontin antiplehra importi një Aleancë të Plehut, pastaj përshëndeti vrasjen e Gadafit që Aleancë Plehrash quante NATON!”