Bekimi i Shishimait
Wariki nje spektakel i pazakonte ne Tirane i valles dhe kenges tradicionale japoneze. Nje tradite e lashte e bazuar te imitimi i natyres dhe besimi te zotat
Zhurma e ujit qe gurgullon kenga e zogjve ne nje pyll te harruar feshferima e gjetheve qe i merr perpara era perktheheshin ne melodi ne muziken e grupit Wariki qe udhetoi nga larg per te sjelle traditen japoneze brenda nje nate ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Nuk ka shpirt te ndjeshem me te cilin nuk i komunikoi muzika dhe vallet e Warikit qe i merr motivet nga natyra jeta e gjalle besimi ne zota. Kenget dhe vallet u interpretuan nga kater muzikante Akira Katogi valle Shunsuke Kimura flaut Etsuro Ono shamisen lahute dhe Kuniko Obina harpe.
Ne pjeset e tyre te interpretuara ne daulle flaut harpe lahute kengetaret ne gjysmerresire perqendroheshin te instrumenti dhe e clironin energjine gjate interpretimit te pjeseve muzikore lutje drejtuar zotave per begati dhe lumturi te njerezve ne toke. Ne kete komunikim te brendshem sic tregon me vone njeri prej muzikanteve Shunsuke Kimura ndihmojne edhe instrumentet origjinale qe nxjerrin ate tingull te qarte e te kulluar.
Koto eshte nje instrument me 13 tela prej najloni me disa ura fildishi qe u ngjajne tasteve te pianos. Nga Kotoja e Kuniko Obinas qe vihej ne levizje nga gishta te shkathet e te stervitur dilte nje melodi e gjalle dhe e fresket. Nje nga sekretet e Warikit ishte edhe krijimi i ketyre instrumenteve origjinale Taiko daulle Fue flaut prej bambuje Shamisen lahute e krijuar me dru dhe lekuren e qenit e instrumente te tjera qe nxirrnin tinguj origjinale zilka prej celiku te varura rreth nje druri qe godiste token nje thirrje kjo per Zotat.
Ne fund te koncertit Wariki pershendeti publikun me pjesen Ererat Lindore. Lideri i grupit valltari Akira Katogi tha se do te lutemi qe era pranverore te fryje edhe per ju.
Po cfare ka menduar krijuesi i kesaj muzike Shunsuke Kimura kur krijoi kete muzike qe i drejtohet eres lajmetarja e ardhjes se pranveres ne Japoni
Si arriti ai ti mblidhte te gjitha ndjesite aromat shijet qe ta kujtojne kete stine Kimura beson te perqendrimi i gjate i njeriut te vetja te forcat dhe ndjesite e tij. Kur e interpreton kete muzike per publikun Kimura mendon se ai ka vetem nje shans per ti takuar keta njerez dhe duhet te jape maksimumin. Nuk ka rendesi nese ne salle ka pak njerez ose aty eshte i ftuar kryeministri i vendit sic ndodhi sonte. do audience eshte shume e rendesishme per mua thote Kimura.
Vallet e interpretuara nga lideri i grupit Akira Katogi i fshehur pas maskave te kafsheve ishin ato qe i argetuan me teper njerezit ne salle. Kulmi u arrit me Vallezimin e Luanit. Katogi i maskuar me lekuren dhe krifen e luanit interpretoi vallezimin Shishimai ne mes te njerezve ne salle. Ai prekte dhe perkedhelte njerez nga publiku sepse ky gjest sipas besimit japonez Shinto premton shendet per njeriun qe preket.
Per Kimuren po prape sipas besimit japonez kafshet respektohen sepse mendohen si krijesa te Zotit dhe sepse ato kane mundesi te bejne gjera qe njerezit nuk do te arrinin ti benin.
Te pareve qe u uroi shendet Shishimai ishin kreret e qeverise shqiptare kryeministri Sali Berisha bashke me te shoqen Liri Berisha kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli drejtori i Operes Zhani Ciko e me radhe. Te gjithe e pranonin ne heshtje dhe duke qeshur bekimin e Shishimait.
Kur e pyesim Katogin se cfare kerkon kjo valle nga nje kercimtar ai pergjigjet Kuptimin e jetes se njerezve te lashte menyren sesi punonin ata si perdornin forcen dhe trupin e tyre.
Ne kercimin e pare me titull Arti i Rrotullimit te Fuges me nje bastun ne dore kercimtaret ne rolin e fermereve u benin lutje zotave per nje sezon te mbare te korrash te prodhimit te orizit dhe dritherave.
I kendshem ishte per te pranishmit edhe Kercimi i Pules. Katogi i veshur me kimono me gjithfare ngjyrash dhe vizatimesh therret driten e mengjesit sjell diten e re agimin me thirrjen Kikiriki. Shunsuke na tha se vallezimet i kushtohen te korrurave te mbara prodhimit te orizit dhe drithit pjellorise lumturise shendetit.
Ne fund te bisedes muzikanti na tregon edhe pak me teper per grupin Wariki i krijuar ne vitin 2001. Ai sqaron se keto kenge dhe valle tradicionale dikur jane interpretuar brenda lokaliteteve dhe njerezve te thjeshte. Ne i pame nga afer keta njerez morem muziken e tyre e aranzhuam dhe arritem ti benim keto krijime te prezantueshme ne skene. Ne versionin origjinal muzika dhe vallet jane te gjata zgjasin me ore te tera por ne i kemi shkurtuar dhe i kemi bere krijime me fine.
Wariki tani kendon ne teatro dhe shkolla kryesisht per femije per ta mbajtur gjalle traditen pasi kjo lloj muzike nuk jepet ne televizion dhe radio dhe jo te gjithe vijne neper festivale. Problem mbeten vetem transmetimi i tradites te brezat e rinj.
Te rinjte nuk jane edhe aq te interesuar ne muziken tradicionale. Nuk e di sepse nuk e pelqejne edhe aq. Rrine para televizorit ndjekin tjeter lloj muzike. Por une me shume besoj se ata nuk e njohin kete lloj muzike. Ata nuk kane mundesine per ta degjuar per ta kuptuar per ta njohur kete lloj muzike e perfundon biseden Shunsuke pas kuintave te Teatrit te Operes duke sqaruar edhe qe nese kjo lloj muzike nuk mbahet gjalle te te rinjte qe keto kohe jane te influencuar nga kultura amerikane dhe evropiane rrezikon disi.
ariki erdhi ne Tirane ne kuader te Javes se Kultures Japoneze e organizuar nga Fondi Japonez Konsullata Japoneze dhe Japan Tobacco International.
Cilet jane
Wariki ka dhene shfaqje per here te pare ne vitin 2001. Anetaret e grupit ishin Akira Katogi valle dhe Shunsuke Kimura muzike. Ne vitin 2005 u afruan edhe anetaret e rinj Etsuro Ono Shamisen Lahute dhe Kuniko Obina Taiko harpe. Wariki interpreton muzike dhe valle tradicionale nga e gjithe Japonia. Ne repertor kane versionet e valleve tradicionale te rruges Shishimai Vallezimi i Luanit Kagura muzike popullore dhe valle drejtuar e dedikuar zotave Shinto hyjnive budiste dhe valle te tjera origjinale. Grupi krijon instrumente te vecanta per ta interpretuar kete lloj muzike Shamisen Lahute dhe Taiko Harpe Fue Flaut dhe Koto.