Ligji i pronave serish ne Gjykaten Kushtetuese
Pronaret kane kundershtuar ligjin qe i jep te drejte kreut te AKKP-se te ndryshoje vendimet e meparshme duke tejkaluar gjykatat. Seanca ne 1 mars
TIRAN - Ligji i qeverise per pronat ka perfunduar serish ne Gjykaten Kushtetuese ku pritet te rrezohet. Edhe kete here ligji kundershtohet per kompetencat qe i jep qeveria kryetarit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave e cila e vendos ate ne rolin e gjykates qe mund te anuloje vendimet e meparshme. Disa muaj me pare Kushtetuesja e rrezoi kete pike te ligjit por mazhoranca e vendosi serish. Edhe pse ligji nuk u firmos nga presidenti Topi ai u votua per here te dyte nga Parlamenti dhe mori fuqi te plote. Me date nje mars Gjykata Kushtetuese do te mblidhet pikerisht per te shqyrtuar kerkesen e Shoqates Kombetare e te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi dhe Komitetit Shqiptar te Helsinkit.
Bazuar ne kete ligj qe nga korriku i vitit te kaluar kreu i AKKP-se rimori te drejten qe te rishikoje dhe anuloje vendimet qe jane marre nder vite nga agjencite dhe komisionet e rretheve. Ne ligjin e pare ishte parashikuar qe kreu i AKKP-se e ndermerrte kete procedure me iniciativen e tij personale ndersa ne ligjin e dyte ai e nis kete procedure vetem pas ankimit te njeres prej paleve te interesuara. Sipas ketij ligji kreu i AKKP-se ka te drejte te shfuqizoje vendimet e meparshme dhe ti jape pronen atij qe ai e mendon si te drejte.
Ne kerkoje rrezimin e ndryshimeve qe jane bere ne ligjin Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave te cilat i japin te drejten kreut te AKKP-se te rishikoje vendimet e meparshme te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Kjo forme eshte e jashteligjshme pasi shmang gjykaten. eshtja e prones nuk mund te rregullohet me akte administrative por me vendim gjykate - thuhet ne ankesen e pronareve.
Sipas tyre vendimet per pronat kane pasur vleren e vendimeve te gjykatave dhe si te tilla ato mund te anuloheshin vetem me ane te gjykates. Me ligjin e ri anulimi behet thjesht me nje vendim administrativ te AKKP-se. Kjo eshte pika me e debatuar nga pronaret te cilet shpjegojne se anulimi me vendim gjykate i hap rruge procesit te ligjshem gjyqesor. Madje pasi ceshtja ka kaluar te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi ajo dergohet ne Gjykaten e Strasburgut ku shumica e pronareve kane rifituar pronat. Por nese ceshtja mbyllet me nje vendim administrativ ajo nuk ka me mundesi apelimi apo dergimi ne gjykaten nderkombetare.
Qeveria dhe Kuvendi dy institucionet qe kane miratuar ligjin e kundershtuar e kane mbrojtur ceshtjen e tyre duke thene se ligji synon te rregulloje ato deformime te krijuara nder vite nga Agjencite e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. shte ligj i cili ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vetem krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP-ja. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP apo KKP te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo po ka gabuar. Dhe gabimi eshte nga minimal njerezor deri edhe tek kriminal vjedhja. Pikerisht per kete do te duhej qe shteti administrata te ndermarre kete mekanizem korrigjues eshte arsyetimi qe do te perdore mazhoranca ne Gjykaten Kushtetuese. Sipas juristeve te mazhorances ligji eshte bere ne ate forme qe pronaret te gjejne zgjidhje ne AKKP nje institucion ne vartesi te qeverise dhe te mos kene nevoje qe te shkojne ne Strasburg.
LEGJISLACIONI
Rishikimi i vendimeve
AKKP-ja mbi bazen e nje kerkese per rishikim shqyrton vendimet e ish-zyrave rajonale te AKKP-se ne qark te ish-komisioneve vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish-komisioneve te rretheve ose bashkive per kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronareve kur
a zbulohen rrethana te reja apo akte te reja shkresore qe kane rendesi per ceshtjen te cilat nuk mund te diheshin gjate shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones
b vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilave eshte dhene vendimi te kene qene apo te jene deklaruar me pas te paverteta me vendim gjyqesor te formes se prere
c vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilit eshte dhene vendimi te jene leshuar nga zyrtare te denuar penalisht per leshimin e tyre
c vendimi permban nje gabim material ne fakt ose ne ligj bazuar ne faktet e administruara ne dosje gjate kohes se shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones
d zyrtaret qe kane marre pjese ne dhenien e vendimit kane kryer vepra te denueshme penalisht te cilat kane ndikuar ne marrjen e vendimit
dh vendimi eshte bazuar ne nje vendim gjyqesor ose akt te nje organi tjeter qe ka ndikuar ne marrjen e vendimit dhe qe me pas eshte prishur/ndryshuar.
Vendimet qe mund te rishikohen
Kerkesa per rishikim mund te paraqitet vetem kunder vendimeve te ish-zyrave rajonale te AKKP-se ne qark te ish-komisioneve vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish- komisioneve te rretheve ose bashkive per kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronareve te cilat nuk jane duke u shqyrtuar ne themel ne gjykate apo per te cilat gjykata nuk ka dhene nje vendim themeli te formes se prere.
Subjektet qe mund te kerkojne rishikim
Kerkesa per rishikim mund te paraqitet nga
a cdo subjekt i shpronesuar sipas percaktimit te nenit 2 te ketij ligji e drejta e njohjes kthimit apo kompensimit te pronesise i eshte cenuar nga vendimi qe kerkohet te rishikohet
b personat juridike publike nese vendimi qe kerkohet te rishikohet ka cenuar te drejtat pasurore shteterore te cilat sipas ligjit te kohes nuk i nenshtroheshin procesit te njohjes kthimit apo kompensimit te prones
c Avokatura e Shtetit bazuar ne nenin 5 pika 1 shkronja e te ligjit nr. 10 018 date 13.11.2008 Per Avokaturen e Shtetit.
Presidenti kundershtoi ligjin
Presidenti i Republikes Bamir Topi e kundershtoi ligjin e ri te mazhorances Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave duke e cilesuar si antikushtetues. Argumentimi i Presidentit Topi u bazua ne vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila e kishte rrezuar me pare kete ligj. Por mazhoranca ishte e vendosur per ta miratuar kete ligj dhe ne nje seance te Parlamentit te mbushur me debate dhe replika me opoziten rrezoi dekretin e presidentit. I vetmi ndryshim qe i beri mazhoranca ligjit ishte menyra se si AKKP merr ne shqyrtim dosjet e pronave. Tashme ato merren ne shqyrtim vetem me kerkese te pronareve ose ne rastet kur gjenden dokumente apo fakte te tjera qe vertetojne se vendimi ishte marre gabimisht.