E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI inkurajon përmbylljen e proçesit zgjedhor

Një ditë pas deklaratës së Ambasadorëve të SHBA dhe BE, LSI thekson inkurajimin për një proces ligjor të shpejtë, për vlerësimin e ankesave dhe për shpalljen përfundimtare të rezultatit zgjedhor. 

TIRANE- Një ditë pas deklaratës së Ambasadorëve të SHBA dhe BE, Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon për një proces ligjor të shpejtë për vlerësimin e ankesave dhe për shpalljen përfundimtare të rezultatit zgjedhor.

Përmes një deklarate për mediat, kryetari i komitetit drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto theksoi se është e rëndësishme që “institucionet pjesmarrës në proçesin zgjedhor duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale kushtetuese e ligjore në mënyrë të pavarur, e të pandikuar nga presionet politike”.

Ndërsa vlerëson domosdoshmërinë e një kodi zgjedhor për procese të pakontestueshme, LSI thekson se ky lloj inkurajimi, ashtu si edhe qëndrimi i djeshëm i ambasadoëeve, nuk do të ishin të nevojshëm nëse procesi zgjedhor do të kishte funksionuar sipas standarteve .
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›