BE, Fratini: Kërkesa e Shqipërisë, të miratohet brenda verës
Ministri i jashtem italian,Fratini deklaron se kërkesa e Shqipërisë për në BE duhet të miratohet brenda verës, duke theksuar se vendet kandidate duhet të trajtohen njësoj duke ju referuar rastit të Islandës.
TRIESTE- Ministri i jashtëm italian, Franco Fratini deklaron se Bashkimi Europian duhet të miratojë brenda kësaj vere kërkesën e Shqipërisë për në BE, duke thënë se ky vend nuk duhet lënë të presë në dyert e Europës, ndërkohë që vende si Islanda afrhen menjëherë.
Sipas Fratinit, BE duhet të trajtojë njëlloj vendet në procesin e anëtarësimit në Unionin Europian, duke ju referuar rastit të Islandës, që vetëm një javë më parë miratoi një ligj për të nisur bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Fratini thotë se kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim e paraqitur pak javë përpara zgjedhjeve, nuk duhet të mbetet e mbyllur në sirtarët e burokratëve në Bruksel.
Ballkani , sipas Fratinit, nuk duhet të jetë i përjashtuar nga procesi i zgjerimit të Europës.
Në fakt , së fundi zyrtarët e BE-së kanë shprehur bindjen se Ballkani ka ndryshuar dhe është më pozitiv drejt integrimit, por një ditë më parë, kreu i parlamentit europian theksoi se këto vende duhet të plotësojnë kushtet përpara se të anëtarësohen.
Por ende nuk ka një datë për anëtarësimet e reja të vendeve të Ballkanit në BE, ndërkohë që edhe për liberalizimin e vizave procesi ishte selektiv.
Islanda vetëm një javë më parë, vendosi të nisë bisedimet për në Bashkimin Europian. Ligji i miratuar javën e shkuar në parlament u konsiderua si hapi i parë për në BE. Islanda do të paraqesë kërkesën më 27 korrik , në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, por më pas ky vend do të mbajë dhe një referendum për anëtarësimin final në Bashkimin Europian. Kur kjo të ndodhë, pritet që BE të bëjë një proces të shpejtuar për hyrjen e Islandës, dhe ky vend të bëhet anëtar në fund të vitit 2011.
(e.n/News24/Balkanweb)