Berisha përuron punimet në rrugën Ballagat- Peqin
Kryeministri Berisha ka përuruar punimet e rrugës Ballagat- Peqin, duke premtuar se projekte të tilla do të shtrihen në të gjithë vendin. Berisha tha se mandati i dytë është mundësia për një Shqipëri europiane.
ELBASAN- Mandati i dytë i qeverisë është mundësia që shqiptarët të gëzojnë ato të drejta dhe të kenë ato kushte jetese si dhe qytetarët europian. kjo është deklaruar nga kryeministri Berisha në përurimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat- Peqin, ku garantoi se projekte të tilla do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Kryeministri tha se me këtë rrugë, së bashku me Boshtin e Jugut dhe rrugën që kalon në Belsh, Kosovë, zona dhe e gjithë Dumreja njeh një urbanizim të madh dhe dalje më të shpejtë të prodhimeve në treg. Mandati i dytë është mandati i mundësive më të mëdha në tërë historinë e vendit”- theksoi Berisha.
Rruga Ballagat- Peqin ka një gjatësi prej 12 km dhe ndërtimi i saj bëhet me një investim të buxhetit të shtetit me vlerë 150 milion lekë. (a.r/news24/balkanweb)