LSI mbledh kryesine per te diskutuar per qeverisjen e re

Është koha te ecim shpejt ne rrugen e bashkëpunimit dhe te integrimit europian te vendit. Ky ishte mesazhi që ka përcjellë kreu i LSI Ilir Meta ne mbledhjen e kryesise se kesaj partie. Per Meten tashme vendi ka hyre ne nje situate krejt te re.
Kreu i LSI Meta falenderoi te gjithe votuesit e forcës se tij politike, duke vecuar ne radhe te pare te rinjte e Levizjes rinore per integrim. Pas takimit Meta ne nje deklarate per shtyp tha se me zgjedhjet eshte hedhur nje hap i madh drejt integrimit te vendit ne BE.
Mbledhja e kryesisë se LSI vjen pas nje takimi që kreu i kësaj force politike pati me drejtuesin e maxhorances se re Edi Rama. Meta tha se ende nuk janë diskutuar postet e caktuara qe do te marre LSI.
Në takim u diskutua pjesëmarrja e LSI ne bashkëqeverisjen e re te vendit ne katër vitet ne vazhdim.