E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata akuzon formalisht autorin e dyshuar te ngjarjes se Bostonit

 Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka akuzuar formalisht sulmuesin e dyshuar te Maratones se Bostonit.

Mbi Dzhokhar Tsarnaevin tashmë rëndojnë 30 akuza, përfshirë atë për përdorimin e armës së shkatërrimit në masë.

Tre njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 260 të tjerë janë plagosur nga dy sulme të njëpasnjëshme më 15 prill.

Vëllai i Dzhokhar Tsaranevit, Tamerlan, po ashtu i dyshuar, është vrarë në të shtënat me policinë, katër ditë pas sulmeve. Dzhokhar është plagosur dhe arrestuar.

Autoritetet thonë se vëllezërit kanë përdorur bomba në formën e tenxheres me presion për të kryer sulmet.

Dzhokhar, 19 vjeç, përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›