E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shtetërore, sot provimi i lëndëve me zgjedhje

Sot maturantët do të përballen me sfindën e fundit të maturës shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje.

Drejtori i arsimit parauniversitar pranë ministrisë së arsimit,Fatmir Vejsiu,shprehet se secili provim për afro 50 mijë maturantë,do të ketë 20 pyetje që përmbajnë 40 pikë gjithsej.

Vejsiu shpjegon se për këtë vit akademik përqindja  e mbetësve në dy provimet e para të maturës shtetërore ka qënë e njëjtë me vitet e tjera,ndërsa theksoi se vendimi i këshillit të ministrave një ditë më parë hap rrugë që të shtohen numri i maturantëve në universitetet e vëndit.

Provimi i lëndëve me zgjedhje do të nisë rreth orës 10.00 dhe do të zgjasë deri në orën 14.00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›