E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbyll fushaten ne Qarkun e Beratit

Fitorja e LSI ne Berat do te jete e thelle duke krijuar nje maxhorance te konsoliduar, tha Ilir Meta ne mitingun permbylles te fushates ne kete qark. Meta ftoi qytetaret që për fitoren e thellë të mos nënvleftesojne asnjë votë.
Ne do fitojmë, se boshti i jugut duhet bërë tani dhe jo të shtyhet. Ne do fitojmë se ky qytet i jashtëzakonshëm kërkon zhvillim, frymëmarrje dhe ne do bëjmë unazën e Beratit brenda 2 viteve të para.
Ne do fitojmë se fermerët e mrekullueshëm të Beratit që punojnë aq shumë, sakrifikojnë aq shumë, meritojnë jo një, nuk meritojnë me pikatore por plan të vërtetë për subvencionimin dhe ringritjen e industrisë agro-përpunuese, në mënyrë që Berati të përpunojë për vete dhe eksport sic ka prodhuar në të kaluarën”-përfundoi Meta , ndërsa u bëri thirrje të gjithë demokratëve në Berat, se ka ardhur koha që gjithë Berati të dënojë një qeveri që harroi zërin e Beratit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›